Lufta në Ukrainë, Biden: Putin është diktator, nuk e ka idenë se çfarë e pret

schedule09:23 - 2 Mars, 2022

schedule 09:23 - 2 Mars, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin është “diktator dhe më i izoluar se kurrë dhe nuk e ka idenë se çfarë e pret”, tha presidenti amerikan, Joe Biden, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për “të gjitha fluturimet ruse”.

Gjatë fjalimit të tij për situatën e Unionit, presidenti amerikan kërcënoi gjithashtu “oligarkët” rusë se Uashingtoni dhe aleatët e tij do i konfiskojnë “jahtet, apartamentet luksoze dhe avionët privatë” , të cilët i blenë duke kryer “krime” dhe për këtë ekipi i Departamentit të Shtetit të SHBA “do t’i ndjekë”, tha Biden.

Lexo edhe: LIVE/ Dita e 7 e luftës, parashutistët rusë sulmojnë një spital, 136 civilë të vrarë që prej ditës së parë

Në fillim të fjalimit të tij, Joe Biden u bëri thirrje anëtarëve të Kongresit të ngrihen në këmbë për të treguar se janë “në anën e popullit të Ukrainës”, pasi pushtimi rus hyri në ditën e shtatë.

“Fakti që diktatori rus pushtoi një vend të huaj ka kosto për të gjithë planetin ”, tha presidenti 79-vjeçar gjatë fjalimit të tij, i cili, megjithëse tradita e pashkruar politike e do që t’i kushtohet çështjeve kombëtare , këtë herë tema kryesore ishte kriza në Ukrainë.


Presidenti rus mendoi se Perëndimi dhe NATO nuk do të reagonin. Ai mendoi se do të na ndante”, tha Biden për luftën që Putin i ka shpallur Ukrainës.

Biden tha se nëse diktatorët nuk paguajnë çmimin për sulmet e tyre, ata shkaktojnë edhe më shumë kaos.

“Putini mund të rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të marrë zemrën, shpirtin e popullit ukrainas”, tha Biden./abcnews.al/