Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitalyi Klitschko, ka ndarë një tjetër mesazh për qytetarët e tij. Klitschko i është bashkuar luftës për të mbrojtur vendin e tij, ndërsa në një video të publikuar disa minuta më parë thotë se armiku është shumë ranë dhe se ata duhet të rezistojnë. Kryebashkiaku apelon që të shmanget paniku dhe qytetarët të qëndrojnë në strehimore.
“Të dashur miq! Situata jonë është e komplikuar. Armiku është në hyrje të kryeqytetit. Forcat tona të armatosura po luftojnë heroikisht për vendin tonë. Jemi përgatitur që të mbrojmë Kievin.
Janë vendosur barrikada dhe postblloqe në qytet. U kujtoj njerëzve që të jenë të vëmendshëm dhe të mos dalin kur nuk është e nevojshme. Rrini në strehime kur bie alarmi. Transporti publik është i limituar deri në orën 19:00.
Lexo edhe: “Gjendje kritike”, Zelensky flet nga bunkeri: Nuk jam në një film, një thirrje për Biden
Duke filluar nga orën 20:00, do të ndalohet lëvizja. Vetëm mjetet me leje speciale nga ushtria do të lejohet të lëvizë nëpër Kiev. Mbyllja zgjat deri në orën 7 të mëngjesit. Situata është kritike. Armiku do të marrë zemrën e qytetit, por ne do të luftojmë dhe nuk do të dorëzohemi.
Dua të falënderoj forcat e armatosura. Të dashur qytetarë, mos t’ju zërë paniku. E ardhmja e popullit tonë do të jetë vetëm me njerëz të fortë, me patriotë të vërtetë. Me ata që po e tregojnë tani karakterin e tyre. Së bashku do të mbijetojmë. Rroftë Kievi! Rroftë Ukraina!” ka thënë ai.
View this post on Instagram
g.v/abcnews.al