Moldavia shqetësohet se do të mbushet me emigrantë ukrainas

schedule16:57 - 1 Mars, 2022

schedule 16:57 - 1 Mars, 2022

Fqinji i Ukrainës, Moldovia po frikësohet nga refugjatët e shumtë që po shkojnë drejt këtij shteti, pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Paralajëmrimi është dhënë nga ministri i Jashtëm moldav, raporton BBC.

I pyetur për rrezikun e mundshëm për vendin e tij nga Rusia, Nicu Popescu, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër i vendit tha: “supozimi ynë është se ne nuk jemi një objektiv, por jemi në një zonë shumë të rrezikshme”.

Ai pranon se ka “ankth” në popullatë dhe “një shkallë frike”, përpara se të shtojë se vendi do të ketë disa vizita nga përfaqësuesit e BE dhe shtetet anëtare në ditët e ardhshme.

Mbi gjysmë milioni civilë janë larguar nga Ukraina , sipas OKB-së, duke kaluar kufijtë drejt vendeve fqinje në perëndim, duke përfshirë Moldavinë, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Hungarinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!