S’ka më makina luksoze në Rusi, prodhuesi gjigant pezullon dërgesat në Rusi

schedule15:15 - 1 Mars, 2022

schedule 15:15 - 1 Mars, 2022

Prodhuesi i makinave luksoze Jaguar Land Rover (JLR) ka pezulluar sot dërgimin e automjeteve në Rusi, duke iu bashkuar thirrjes së perëndimit për sanksione të ashpra kundër Kremlinit.

Sekretari britanik i biznesit, Quasi Quarteng, e përshëndeti masën e kompanisë, duke thënë se JLR u shtua në listën e kompanive dhe qeverive që kërkojnë të izolojnë Rusinë për pushtimin e saj ndaj Ukrainës.

Lexoni KËTU të gjitha zhvillimet nga lufta në Ukrainë

Prodhuesi i makinave, i cili ka selinë e tij në Coventry dhe fabrikat në Castle Bromwich dhe Solihull, shiti 6,900 automjete në Rusi vitin e kaluar, shkruan BBC.

Lexo edhe: Baristi ukrainas nga lufta për Abcnews.al: Po shoh terror e horror me sy, rusët duan të frikësojnë botën

Më herët kompania Nokia ndaloi dërgesat pajisjeve elektronikë në Rusi.

Ndërkohë Parlamenti Evropian është shprehur kategorikisht kundër luftës që Putin I ka shpallur Ukrainës, me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, që ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin, duke e cilësuar ofensivën ushtarake ruse, brutale dhe të bazuar në gënjeshtra të neveritshme.

Ai tha se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla ndodhet nën sulm dhe i përshkroi veprimet e Moskës si “terrorizëm gjeopolitik, thjeshtë dhe pastër”.

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Ursula von der Leyen tha se BE-ja s’do ta lejojë kurrë presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, që ta shkatërrojë Ukrainën. Von der Leyen pas kësaj deklarate u prit me ovacione dhe duartrokitje nga eurodeputetët./abcews.al/