Lufta e Rusisë në Ukrainë e nisur nga Vladimir Putin me qëllimin për të zgjeruar pushtetin e tij, do të sjellë një Nato më të madhe. Kështu është shprehur në Abc Live analisti Neritan Alibali.
“Europa këtë herë ka lëvizur në mënyrë të jashtëzakonshme shpejtë dhe për çështje të cilat Evropa mi ka zgjidhur shpejtë. Uniteti i europës dhe natos është i fuqishëm. Putin është dhurata më e madhe për naton pas përfundimit të luftës së ftohtë. Duke dashur të bëjë një Rusi më të madhe do të bëjë një Nato më të madhe. Tregoji nevojën e ekzistencës së Natos. Duke nisur nga Trump ka pasur shumë politikanë që kanë thënë se nuk na duhet Nato se s’do ketë më luftë”, tha ai.
Po a do të ketë kjo luftë ndikim në Shqipëri? Nga ana ekonomike do të ketë tha Alibali duke folur këtu për rritjen e çmimve.
“Rritja e çmimit të naftës çon edhe në rritje të çmimeve të tjera. Populli shqiptar në këtë krizë të luftës që kërcënon lirinë dhe demokracinë në Europë dhe mbarë botën shtresat që marxhinalizohen më shumë nga kjo situatë janë shtresat e ulëta. Qeveria të marrë masa që kjo situatë të kalojë sa më butë që të e jetë e mundshme. 50% të nevojave për grurë e marrim nga Rusia dhe Ukraina, 30 përqind nga Serbia.
Qeveria duhet të ketë kujdes që të mos lejojë spekulimt e bëra historikisht nga një pjesë e tregtarëve në fushën e karburantëve dhe miellit sepse tregtarët e karburantëve kanë detyrë ligjore për të siguruar një sasi sigurie dhe janë të detyruar”, shtoi ai.
/abcnews.al