Vladimir Putin – njeriu që sapo bashkoi Europën

schedule10:09 - 1 Mars, 2022

schedule 10:09 - 1 Mars, 2022

Euobserver

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Askush nuk mund ta imagjinonte se vetëm pak javë më parë, kur Vladimir Putin filloi pushtimin e një demokracie europiane, Ukrainës,  brenda pak ditësh do të kishte një ndryshim revolucionar që nuk është parëqë nga trazirat bolshevike në 1917.

Me pak fjalë, Putini e ka bashkuar Europën si kurrë më parë.

Ne jemi dëshmitarë të shfaqjes së BE-së si një fuqi ushtarake. Ne po shohim që Finlanda dhe Suedia po mendojnë t’i bashkohen NATO-s, duke përmbysur kështu politikën e dekadave jo-NATO.

Ne po shohim Gjermaninë duke rritur shpenzimet e saj për mbrojtjen me 100 miliardë euro, me mbështetjen e të Gjelbërve dhe Demokratëve. Ne kemi parë Hungarinë, shtetin kukull të Putinit, e cili u shpëtut nga sundimi rus për tu bashkuar me demokracitë e tjera europiane.

Nga Irlanda në Poloni, Europa po hap krahët e saj për emigrantët refugjatë nga Ukraina pas vitesh në të cilat Europa mbylli ose u përpoq të mbyllte dyert e saj për të huajt. Kur kriza të përfundojë, Brukseli duhet t’i ndërtojë një statujë Vladimir Putinit si njeriu që zgjoi Europën nga një gjumë i gjatë, ndërsa udhëheqësit e saj vendosën të pranonin përgjegjësitë që i kishin shmangur prej kohësh, raporton abcnews.al

Vendimi më i rëndësishëm është se Europa ka vendosur të bëhet një fuqi ushtarake. Komisioni Europian do të blejë dhe dërgojë armë në Ukrainë. Dhe të gjithë janë dakord – partitë kryesore të djathta, të majta, të gjelbra dhe liberale.

Europa ka vendosur të përdorë sistemin e saj financiar për t’i bërë presion elitave ruse që t’i thonë Putinit të ndalojë. Ashtu si Eisenhower në 1956 (i cili ngriu aseset në një Mbretëri të Bashkuar që pushtoi Egjiptin në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar), BE-ja ka bllokuar bankat kryesore ruse nga aksesi në fondet ndërkombëtare nëpërmjet sistemit global të transfertave bankare, Swift.

Elita britanike në vitin 1956 reagoi duke hequr kryeministrin Anthony Eden pasi u pyet nga Eisenhower për Suezin: “A je i çmendur?” – Ashtu si vëzhguesit veteranë të Putinit pyesin nëse lideri rus është apo jo i çmendur.

Shpresa është që oligarkët rusë dhe siloviki, rrjeti i ish-agjentëve të KGB-së tani do të kthehen kundër tij ndërsa BE dhe SHBA shkurtojnë fondet.

Parlamenti gjerman në një seancë të shkurtër vendosi të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2 për qind të PBB-së. Dy për qind e PBB-së gjermane është 66 miliardë paund dhe shpenzimet gjermane të mbrojtjes do të jenë 26 për qind më shumë se ato të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjermania do të ndërtojë një gjeneratë të re avionësh luftarakë dhe tankesh me Francën. Kjo është si një melodi në veshët e konceptit të presidentit francez Emmanuel Macron për “autonominë strategjike” europiane.

Rritja e një industrie të integruar europiane të mbrojtjes që ndërton aeroplanë, helikopterë, anije luftarake, tanke, raketa dhe madje edhe pushkë, do të margjinalizojë industrinë e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar – e cila ose do të duhet të bashkohet, siç bëri Britania kur u bashkua me konsorciumin Airbus, ose do të bëhet plotësisht e varur nga SHBA-ja, raporton abcnews.al

Partneriti Macron-Scholz

Olaf Scholz me një fjalim të shkurtër por vendimtar është në krye të liderëve europianë dhe demokratë botërorë. Duke supozuar (siç ka të ngjarë) Emmanuel Macron do të fitojë një mandat të dytë pesë-vjeçar në prill, dhe parneriteti Macron-Scholz do të jetë lidershipi dominues i një Bashkimi Europian që nuk ka gëzuar udhëheqje efektive këtë shekull.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, i prirur për gafa kur mori detyrën nga Federica Mogherini në 2019, ka qenë efektiv duke shpjeguar se si Europa po luftonte me Putinin. Edhe Zvicra neutrale me traditën e saj të gjatë për të qenë një shtëpi e parave të oligarkëve nga e gjithë bota ka qëndruar pranë BE-në për të goditur financat e Putinit.

Presidenti polak ka bërë thirrje që Ukraina duhet të nxitojë për të qënë pjesë e BE-së. Kjo do të ishte një sfidë shumë më e madhe për Putinin – duke pasur një demokraci në kufijtë e tij të bazuar në vlerat evropiane  sesa bashkimi i Ukrainës në NATO.

Kjo do të kërkojë reforma dramatike për të mbështetur thirrjen e presidentit Zelensky për “deoligarkizimin” e Ukrainës. Europa ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, të cilët do të ndalojnë avionët privatë që transportojnë oligarkun Putin, veçanërisht në pallatet e tyre luksoze në Hampshire dhe apartamentet në Knightsbridge.

Çdo lëvizje nuk është vetëm një sulm efektiv joushtarak ndaj Putinit, por edhe e një politike të bashkuar europiane.

Brexit

Ndërkohë, “Britania Globale”, siç Boris Johnson është përpjekur të riformulojë Brexit ka pasur retorika të shumta kundër Putinit. Megjithatë, kryeministri Johnson deri më tani ka refuzuar të bashkohet me lëvizjen nga Irlanda në Poloni për të hapur kufijtë për refugjatët ukrainas.

Vetë thelbi i Brexit-it ishte se anglezët duhet t’ua mohojnë aksesin në Britani bashkëkombësve europianë. Mbretëria e Bashkuar ka një popullsi të konsiderueshme ukrainase, por përgjigja e Londrës deri më tani ka qenë mizore, raporton abcnews.al

Por historia ka treguar se sapo “Europa” vendos të bëjë diçka, kjo bëhet normë.

Europa duket se ka vendosur të mbrojë lirinë dhe të mos tolerojë më oligarkët e Putinit.

Kjo e ka vendosur Britaninë në një pozitë të vështirë.

/abcnews.al