Lufta Rusi-Ukrainë, Civici: Ndikim në ekonomi, qeveria të hartojë një plan masash

schedule19:33 - 28 Shkurt, 2022

schedule 19:33 - 28 Shkurt, 2022

Konflikti i armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës do të sjellë ndikim edhe në ekonominë e vendit tonë. Në një intervistë për Radar Informativ, eksperti i Ekonomisë, Ardian Civici tha se qeveria duhet të nisë me planin e masave, duke përfshirë paketat sociale për shtresën në nevojë.

“Ndikimi vetëm nga marrëdhënia me këto dy vende mund të ishte minimal. Rusia është një nga prodhuesit kryesor të grurit, po kështu edhe Ukraina, pa folur për naftën dhe gazin, natyrisht që tendenca ë pritet është negative në kuptimin si do të sillen tregjet e këtyre produkteve.

Situata tani është intensive në efektet negative, gjithçka do të jetë e lidhur me mënyrën si do të vazhdojë konflikti. E rëndësishme është që garancia nga importuesit e grurit dhe miellit në një periudhë 3 mujore i kemi të detyrueshme për ti mbajtur. Besoj se në muajt në vazhdim do të bëhet edhe më e vështirë sjellja jonë në raport me ndryshimet për të lidhur kontrata të reja. Dhe për të diskutuar dhe menaxhuar rritjen e çmimeve.

Unë mendoj se ne duhet të fillojmë një plan më intensiv paketash sociale dhe masash për tu dalë para situatave të vështirë. Në radhë të parë duke iu referuar dhe asaj që po diskutohet, që nga masat me karakter të mbështetjes sociale të shtesave në nevojë, deri për të kontrolluar spekulimet me çmimet.

Nëse diskutohet që të amortizohet efekti negativ i rritjes së çmimeve dhe nga ana tjetër rritjen e kostove të prodhimit të bizneseve, nga ana tjetër një plan më i gjerë, por çdo lloj mase qoftë fiskale apo ekonomike, kompenson rritjen e çmimeve është e domosdoshme”, tha ai.

Sakaq, sanksionet e vendosura nga perëndimi për Rusinë, pasi Vladimir Putin vendosi të pushtojë Ukrainën do t’i kushtojnë shumë vendit të tij. Sipas Civicit sanksionet janë goditje e madhe për Rusinë.

“Goditet shumë rëndë. Nëse të cenohet vlera e monedhës, janë lidhur një sërë fenomenesh. Ka vite që Rusia po përgatitet  të ndërtoje një sistem alternativ të SËIFT, natyrisht që është më i vogël. Por është një rrugëdalje modeste. Nga ana tjetër edhe vendimi i fundit i bankës qendrore amerikane dhe evropiane, për ngritjen e aseteve të oligarkëve, ngrirja e këtyre aseteve është një goditje tjetër shumë e rëndë për financat ruse”, deklaroi eksperti. g.v/abcnews.al