Disa shpërthime të mëdha u dëgjuan rreth orës 18:40 me orën lokale të hënën në lindje të qendrës së qytetit të Kievit, raporton CNN.
Siç bëhet më dije janë shpërthimet më të mëdha të dëgjuara këtë të hënë. Sakaq, u pasuan nga sirenat që dilnin në të gjithë qytetin.
Lexo edhe: Çfarë u vendos? Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë
Sakaq, kanë përfunduar bisedimet e delegacioneve ruse dhe ukrainase që u zhvilluan sot në Bjellorusi. Të dy pakët janë kthyer në kryeqytetet e tyre përkatëse. Delegacionet mbajtën raundin e parë të negociatave. Qëllimi i tyre kryesor ishte të diskutonin armëpushimin dhe përfundimin e veprimeve luftarake në territorin e Ukrainës. Sot është vendosur që të ketë edhe një raund të dytë bisedimesh. g.v/abcnews.al