Kanadaja do të dërgojë një ndihmë ushtarake shtesë prej 25 milionë dollarësh për Ukrainën, njoftuan Mélanie Joly, ministre e punëve të Jashtme dhe Anita Anand, ministre e Mbrojtjes Kombëtare në një njoftim të përbashkët për shtyp të hënën.
Ukraina kërkoi drejtpërdrejt ndihmë nga Kanadaja për pajisje të tjera mbrojtëse për artikuj si maskat e gazit, mjete të blinduara të trupit, pajisjet e shikimit të natës dhe helmeta, thuhet në njoftim.
Forcat e Armatosura Kanadeze (CAF) do të ofrojnë gjithashtu dy avionë taktikë ajror C-130J dhe një ekip prej 40-50 personash për të paktën dy javë për të ndihmuar përpjekjet e NATO-s në Evropë.
“Ne po punojmë me aleatët tanë për të siguruar që personeli ushtarak ukrainas të jetë i pajisur siç duhet dhe së bashku me partnerët tanë në Poloni, po punojmë për të ofruar materialet e nevojshme ushtarake pa vonesë,” tha Joly. “Do të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje popullit ukrainas ndërsa ata luftojnë për të mbrojtur kombin dhe lirinë e tij”, shton deklarata. /abcnews.al