Nga CNN
Përktheu: Abcnews.al
Salla është bërë gati për një takim midis Rusisë dhe Ukrainës pak më vonë në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat.
A është ky një përparim diplomatik apo një shfaqje politike periferike ndërkohë që Rusia vazhdon ofensivën e saj në Ukrainë?
The Ukrainian delegation arrived at the #Ukraine (??) – #Belarus (??) border for a meeting with Russian officials.
— Aerospace Intelligence (@space_osint) February 28, 2022
Fillimisht le të jemi të qartë se çfarë nuk është: Takimi nuk është një samit midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin.
Në vend të kësaj, është një takim ndërmjet delegacioneve nga të dyja palët. Zyra e Zelensky-t tha se presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko e telefonoi Presidentin ukrainas të dielën dhe i ofroi garanci sigurie, duke thënë se Lukashenko “kishte marrë përgjegjësinë për t’u siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus do të qëndrojnë në tokë gjatë udhëtimit, takimit dhe largimit të delegacionit ukrainas”.
KËTU lexoni gjithçka në lidhje me zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë
Por a mund të pranojë Ukraina ndonjë garanci nga Lukashenko? Ky është i njëjti lider, autoritetet e të cilit detyruan të ulej një avion i Ryanair që po fluturonte mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë vitin e kaluar, duke pretenduar për një “alarm sigurie” ndërkohë që arrestuan një disident të ri bjellorus, duke shkaktuar protesta ndërkombëtare.
Takimi i planifikuar sot pason një mori deklaratash nga Kremlini, i cili pretendoi më parë se pala ukrainase kishte kundërshtuar propozimin e Rusisë për t’u takuar në Bjellorusi me një propozim për t’u takuar në Varshavë dhe më pas kishte mbyllur kontaktet. Zyra e Zelensky mohoi pretendimet se ata refuzuan të negocionin.
Çfarë duhet të presim nga bisedimet?
Vetë Zelensky that ë dielën se kishte pritshmëri të ulëta për takimin dhe është normale të hamendësohet se takimi në kufi do të japë pak. Por ai i ofron Putinit të paktën një hapësirë të mundshme për një dalje nga lufta në Ukrainë, nëse trupat e tij vazhdojnë të hasin pengesa në fushën e betejës kundër forcave ukrainase.
Ofensiva e Putinit është ende në ditët e para dhe Rusia mund të përdorë më shumë fuqi luftarake ndaj Ukrainës. Ramzan Kadyrov, udhëheqësi pro-Kremlinit i rajonit rus të Çeçenisë, i bëri thirrje ushtrisë ruse të dielën që të zgjerojë ofensivën e saj në Ukrainë.
“Ka ardhur koha për të marrë një vendim konkret dhe për të filluar një operacion në shkallë të gjerë në të gjitha drejtimet dhe territoret e Ukrainës”, tha Kadyrov në një deklaratë në llogarinë e tij Telegram.
“Unë vetë kam zhvilluar vazhdimisht taktika dhe strategji kundër terroristëve, kam marrë pjesë në beteja. Sipas mendimit tim, taktikat e zgjedhura në Ukrainë janë shumë të ngadalta. Ajo zgjat shumë sipas mendimit tim, nuk është efektive.”
Kjo është një deklaratë e frikshme nga një njeri që drejton Çeçeninë si çifligun e tij personal dhe është akuzuar nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe të pavarur për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në republikën e tij dhe më gjerë, raporton abcnews.al.
Ishte gjithashtu një deklaratë veçanërisht rrëqethëse për ta dëgjuar më 27 shkurt, përvjetorin e shtatë të vrasjes së politikanit të opozitës rus Boris Nemtsov në 2015.
Njerëzit u mblodhën të dielën për të vendosur lule në urën në qendër të Moskës ku u qëllua Nemtsov, vetëm pak metra nga Kremlini.
Përkujtimet e vdekjes së Nemtsov janë një ngjarje vjetore në kryeqytetin rus, por kremtimi i këtij viti ishte një demonstrim i qetë kundër luftës: Shumë njerëz sollën lule blu dhe të verdha, ngjyrën e flamurit ukrainas dhe lanë shënime duke thënë: “Jo luftës “, dhe “Mos qëllo”
Nemtsov ishte një kritik i zëshëm për mënyrën se si Putin e menaxhoi krizën e Ukrainës në dhe kur e vranë thuhet se ai po hetonte përfshirjen e forcave ruse në betejat kryesore në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, në një kohë kur Kremlini ishte ende duke mohuar se dërgoi trupat e saj atje.
Tani prania e tyre është e hapur, së bashku me një luftë më të gjerë që ka përfshirë Ukrainën. /abcnews.al