Nisin negociatat mes rusëve dhe ukrainasve në Bjellorusi

schedule10:42 - 28 Shkurt, 2022

schedule 10:42 - 28 Shkurt, 2022

Kanë nisur pak më parë negociatat mes ukrainasve dhe rusëve në Bjellorusi. Delegacioni ukrainas ka mbërritur në kufirin ukrainas-bjellorusi me helikopter për bisedime me përfaqësuesit e Rusisë.
Delegacioni përbëhet nga 6 anëtar, ministri i mbrojtjes Reznikov, zëvendësministri i Jashtëm Totsicki, këshilltari i presidentit ukrainas , 2 deputetë dhe përfaqësusei i Grupit Trepalësh ukrainas, Kostin.

Zyra e presidentit ukrainas tha se çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina.

Takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një bisede me kryeministrin britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin e tij.

Ndërsa Kremlini njoftoi orën se kur do të nisin bisedimet me delegacionin e Ukrainës. Një ndihmës i presidentit rus tha se bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës pranë kufirit Ukrainë-Bjellorusi pritet të fillojnë në mesditë me orën e Moskës (04:00 ET) sipas CNN.

Ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinsky, i cili drejton delegacionin e Kremlinit, tha se ekipi i tij ishte “gati për negociata menjëherë pas mbërritjes së tyre.

Dy delegacionet takohen pranë lumit Pripyat në kufi. Zyra e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se presidenti bjellorus Alexander Lukashenko e telefonoi Zelenskyn të dielën dhe i
ofroi garanci sigurie, duke thënë se Lukashenko “kishte marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit të delegacionit ukrainas”.

Takimi i sotëm pason një mori deklaratash nga Kremlini, i cili pretendoi më parë se pala ukrainase kishte kundërshtuar propozimin e Rusisë për tu takuar në Bjellorusi.
Zyra e Zelensky mohoi pretendimet se Kievi kishte refuzuar të negocionte.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!