Kryebashkiaku i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev Vitali Klitschko ka deklaruar se nuk ka trupa ruse në qytet.
Sipas BBC, qytetarët e Kievit janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda deri të hënën, me paralajmërime nga autoritetet se kushdo që del jashtë “do të konsiderohet anëtar i grupeve sabotuese të armikut”.
Kathy Long tha për BBC se e diela zbardhi e ftohtë dhe e qetë në Kiev, ndërsa policia, ushtria dhe vullnetarët e armatosur ishin të vetmit njerëz që dukeshin në rrugë.
Forcat ruse thuhet se janë vendosur në periferi të qytetit që nga e premtja. /abcnews.al