S’kanë fund ndëshkimet për Putin, pezullohet nga federata e xhudos

schedule10:45 - 27 Shkurt, 2022

schedule 10:45 - 27 Shkurt, 2022

Federata Ndërkombëtare e Xhudos i ka hequr Vladimir Putin titullin si president nderi dhe ambasador i xhudos, si ndëshkim për ofensivën ushtarake ruse në Ukrainë.

“Putin është rrip i zi i xhudos”, shkruan BBC. Vendimi vjen si pjesë e sanksioneve sportive që janë marrë kundër Putin për sulmet në Ukrainë.

Trupat ruse kanë hyrë në Kharkiv sot, qyteti i dytë më i madh i vendit, ku po luftojnë ushtarët ukrainas në rrugë. Autoritetet lokale në qytetin verilindor thonë se automjetet e lehta ruse kanë shkelur qendrën e tij dhe po u bëjnë thirrje civilëve të qëndrojnë në vende strehimi

Presidenti Volodmyr Zelensky ka refuzuar ofertën e Moskës për t’u takuar për bisedime në Bjellorusi. Kievi thotë se është gati të negociojë me Rusinë diku tjetër, por jo në Bjellorusi pasi vendi po përdoret nga Rusia për të nisur pushtimin e saj në Ukrainë.

Gjithashtu këtë mëngjes, Zelensky njoftoi se Ukraina po krijon një legjion “ndërkombëtar” vullnetarësh për të huajt që dëshirojnë t’i bashkohen ushtrisë ukrainase në luftën e saj kundër forcave ruse.

Mbretëria e Bashkuar thotë se pavarësisht përparimeve nga drejtime të shumta në Ukrainë, ajo beson se forcat ruse po hasin “rezistencë të ashpër” nga ushtria e vendi.

Sipas vlerësimeve të inteligjencës nga Londra, luftimet vazhduan mbrëmë në Kiev, por me një intensitet më të ulët se natën e kaluar.
Civilët ukrainas janë përpjekur gjithashtu të bllokojnë përparimin e forcave ruse në mënyrë paqësore. Një video, që besohet se është regjistruar në rajonin e Chernihiv, tregon banorët vendas që ndalojnë një kolonë tankesh ruse duke ecur masivisht drejt tyre

Finlanda dhe Irlanda po mbyllin hapësirën e tyre ajrore për të gjitha fluturimet ruse. Britania e Madhe dhe shumica e vendeve të BE-së kanë bërë të njëjtën gjë dhe BE thotë se një vendim zyrtar nga blloku pritet së shpejti për këtë.

/abcnews.al/