Presidenti ukrainas fton të huajt të luftojnë “kriminelët rusë të luftës”

schedule08:53 - 27 Shkurt, 2022

schedule 08:53 - 27 Shkurt, 2022

Autoritet zyrtare të Kievit kanë deklaruar se po krijojnë një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

“Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë. Kushdo që dëshiron të bashkohet me mbrojtjen e Ukrainës, Evropës dhe botës mund të vijë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër kriminelëve rusë të luftës,” vuri në dukje presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar pikërisht  për “legjionin e huaj” të ri të Ukrainës.

Lexo edhe: Lufta Rusi-Ukrainë, 4 frontet ku goditet ekonomia shqiptare

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm trupat ruse hynë në qytetin e dytë më të madhë të Ukrainës,Kharkiv, sipas zyryarëve, me sirenat e luftës që zgjuan ukrainasit këtë të diel.

Sipas BBC udhëheqësi i administratës rajonale të Harkivit, Oleg Sinegubov, ka deklaruar se mjetet ushtarake “kanë deportuar në qytet”.
Para deklaratave të tij, pamjet e publikuara në mediat sociale tregonin disa makina ushtarake ruse në zonat e afërta të Harkivit.
Sinegubov u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse duket se janë në qytet.

“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë”.
Ndërkohë mediet ukrainase kanë raportuar se qyteti Nova Kakhavka ka rënë në duart e rusëve.

Ky është qytet i vogël, por me rëndësi strategjike në Lumin Dniepër, i cili furnizon me ujë Gadishullin e Krimesë.

Kryebashkiaku i qytetit, Volodymyr Kovalenko është raportuar të ketë thënë se komiteti ekzekutiv i qytetit ka hequr të gjithë flamujt ukrainas nga qyteti. Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë më i suksesshëm deri më tani, me forcat ushtarake që kërcënojnë Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol. /abcnews.al