Hale viziton Kosovën dhe Serbinë: Koha për marrëveshje përfundimtare

schedule14:18 - 7 Mars, 2019

schedule 14:18 - 7 Mars, 2019

Nënsekretari amerikan i shtetit Dejvid Hejl, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në datat 8 dhe 9 mars. Para vizitës, ai është shprehur se dialogu mes palëve në Bruksel duhet të vazhdojë, pasi është momenti që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë një marrëveshje përfundimtare. Hejl kërkoi heqjen e taksës së vendosur nga Kosova për produktet serbe, në mënyrë që t’i rihapet rrugë rifillimit të dialogut.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë një recetë për marrëveshjen përfundimtare, pasi kjo mbetet në dorë të Prishtinës dhe Beogradit.

Ndër të tjera në intervistën para nisjes së vizitës zyrtare ai foli dhe për pretendimet e Rusisë për të vazhduar ndikimin e saj në Ballkan përmes Serbisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!