Kreditimi i ekonomisë në Shqipëri ka vijuar të jetë në nivele të larta edhe gjatë janarit 2022.Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në total kredia ka arritur në 664.6 miliardë lekë.
Niveli i kreditimit në janar të këtij viti konstatohet me një rënie të lehtë prej 1.5 mld lekë krahasuar me dhjetorin e 2021 por nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja është e konsiderueshme me rreth 58 mld lekë më shumë ose 9.6% më e lartë
Peshën kryesore dhe ritmet më të larta të kredisë rezultojnë se janë në segmentin e ndërmarrjeve publike. Pothuajse rritje dyshifrore shënon edhe portofoli i individëve, me rreth 12.3% e ndikuar nga kërkesa për blerje banesash por në shumë raste edhe për kredi konsumatore, ndërsa për bizneset private niveli i kreditimit mbetet në nivele më të ulëta.
Biznesi privat gjatë janarit të 2022 ka marrë një mbështetje financiare që arrin në 10.9 miliardë lekë, me një rritje të konsiderueshme krahasuar me janarin e vitit të kaluar.
Por nëse shohim nivelin e kredive të reja, statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në janar u dhanë 19.2 miliardë lekë kredi të reja që rezulton më e larta në 5 vitet e fundit.
TOTALI I KREDISË
DHJETOR 2021 666.1 MLD LEKË
JANAR 2022 664.6 MLD LEKË
JANAR 2021 606.2 MLD LEKË
/abcnews.al/