Kukësi barazoi me Teutën në sfidën e javës së 22-të të luajtur në “Loro Boriçi”. Një barazim i arritur në minutën e fundit të takimit, me Edi Basa që shpëtoi skuadrën verilindore nga humbja.
Pas humbjes me Laçin në javën e kaluar, kuksianët e Diego Longos nuk arritën të bënin autokritikën ndaj durrsakëve, dhe një lajm i papritur vjen nga kampi i Kukësit.
Sipas “Panorama Sport” tekniku italian ka komunikuar dorëheqjen pas këtij barazimi. Sipas të njëjtit burim trajneri Longo u ka komunikuar lojtarëve dhe stafit edhe dorëheqjen e tij nga skuadra e Kukësit. /f.a/abcnews.al