Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka kërkuar prokurorisë verifikim për kandidatin e Sali Berishës në Lushnje, Elton Bano.
Ishte Partia Demokratike, e cila depozitoi pak ditë më parë në KQZ kërkesën për verifikim. Sipas selisë blu Bano ka fshehur dënimin për vjedhje në Angli. Sakaq, vetë Bano i ka mohuar këto akuza.
Ai tha se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar në asnjë shtet ku ka qëndruar ndërsa në Angli ka jetuar si emigrant me leje qëndrimi që i lejonte të vinte dhe shkonte nga Shqipëria deri në vitin 2010. /abcnews.al