VIDEO/ Ferri që i pret rusët brenda Kievit

schedule16:20 - 26 Shkurt, 2022

schedule 16:20 - 26 Shkurt, 2022

Forcat ruse ndodhen pak kilometra larg Kievit, ndërkohë që herë pas here brenda në qytet hasen përplasje mes ushtrisë ukrainase dhe sabotatorëve rusë që janë infiltruar në qytet.

KËTU lexoni gjithçka mbi luftën në Ukrainë

Ndërkohë që ndodh kjo, vetë qytetarët ukrainas janë mobilizuar duke përgatitur kokteje molotov dhe pengesa metalike për tanket. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainas shpërndai një material ku tregonte se si të përgatisnin kokteje molotov, ndërkohë që pengesat metalike për tanket janë duke u përgatitur nga shinat e trenave, të cilat janë tepër të forta.

Kryeqytetasit janë duke u përgatitur për një luftë guerile brenda rrugëve të qytetit me rusët, gjë që mund të shkaktojë edhe mjaft viktima nga civilët.

Gjithçka të kujton betejen e famshme të Stalingradit ku forcat sovjetike i shpartalluan nazistët gjermanë brenda qytetit, i cili në fund doli tërësisht i shkatërruar nga lufta. /abcnews.al