Situata në Ukrainë, ku forcat ushtarake ruse janë futur prej pak ditësh, ka sjellë shumë reagime. Të fundit e ka bërë portieri polak i Juventusit, Wojciech Szczesny. “Nuk mund të qëndroj i heshtur dhe të bëj sikur nuk ka ndodhur asgjë”.
“Gruaja ime ka lindur në Ukrainë, në venat e djalit tim rrjedh gjak ukrainas, pjesëtarë të familjes sonë janë akoma në Ukrainë. Shumë nga të punësuarit e mi janë ukrainas dhe janë të gjithë persona fantastikë.
Kur shoh vuajtjen në fytyrën e tyre dhe frikën për vendin e tyre, kuptoj se nuk mund të qëndroj i heshtur dhe të shtirem sikur nuk ka ndodhur asgjë. Refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlerat e Rusisë.
Refuzoj të qëndroj në fushë dhe të dëgjoj himnin rus. Refuzoj të jem pjesë e një eventi sportiv, që legjitimon aksionet e qeverisë ruse. E di që thirrja ime është simbolike, por kërkoj që FIFA dhe UEFA të veprojë dhe të nxjerrë përgjegjësitë e federatës ruse”, shkruan Szczesny në Instagram. / abcnews.al