Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë gati të rinisin projektine Super League.
Sipas “The Telegraph”, tre klubet promovuese po mendojnë të ndryshojnë formulën e parashikuar fillimisht, duke kaluar nga një kompeticion me numër të kufizuar në një turne që do të aksesohet përmes pozicionit tradicional në kampionatet kombëtare.
Një Super League 2.0, i cili mund të prezantohet që të enjten nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, i cili është i përfshirë në një samit të industrisë sportive dhe synon të shfaqë një ngjarje sportive më “demokratike” së bashku me Florentino Perez dhe Joan Laporta./ h.ll/abcnews.al