Mbrëmjen e sotme në Post Big Brother VIP është diskutuar për përplasjen mes Semit dhe Ilirit pak javë pasi hynë në shtëpinë e famshme. Teksa po jepte mendimin e tij, Iliri deklaroi se Semi u bë xheloze për Donaldin. “Ne po flisnim të gjithë bashkë. I thashë një batutë Donaldit dhe kjo u bë xheloze. Ajo ishte dita e kthesës”, tha Iliri.
Ndërkohë këngëtarja ia ktheu: “Ma ndryshove situatën, e trajtove keq. Thjesht nuk po kuptonim cili ishte muhabeti juaj aq sekret si dyshe djemsh, kaq”, tha Semi. Më tej, këngëtarja shtoi se reagimi i Ilirit i ishte i dukur pak i tepruar dhe se kishte qenë një strategji nga ana e tij për të ndarë në dy grupe shtëpinë e famshme.
“Ishte për të parë se kush do të shkonte me kë. Që aty u krijuan grupet. Ilirin e kam quajtur strateg dhe e kam vlerësuar. Tek ky debat nisi e gjithë loja e Ilirit”, u shpreh Semi. Ndërkohë, më pas Arbana i thotë së Semi e ka mbështetur në finale. “Ajo ishte lojë dhe tani i kam parë ndryshe situatat. Në lojë duhen vlerësuar lojtarët dhe ti ke qenë i njëtrajtshëm”, i tha Semi. /abcnews.al