Nga Ema Shazivari
Mjekët e infektivit thonë se ka pasur raste që riinfektimi me Omicron ka çuar pacientin në spital. Doktoreshë Elda Qyra shpjegon arsyet përse përkeqësohet gjendja shëndetësore e pacientëve.
Infeksionistja Elda Qyra, tregon se si paraqitet situata në spitalin infektiv, pas valës së tretë të përhapjes së Covid.
Duke përfituar nga rënia drastike e shtrimeve spitalore, Spitali infektiv po bëhet gati të zhvendoset tek Covid 3, ish kirurgjia, për t’iu nënshtruar rikonstruksionit. Kjo ishte planifikuar në muajin janar por numri i lartë i shtrimeve në spital e bëri të pamundur zhvendosjen në kohë. /abcnews.al