Rusia vijon agresionin ushtarak në Ukrainë. Ndonëse e ka mohuar, ata nuk po kursejnë as civilet dhe zonat e banuara.
Pamjet më të fundit, të cilat BBC i ka verifikuar, tregojnë nga një raketë që godet një zonë banimi në Bucha, në veriperëndim të Kievit. Fatmirësisht raketa ruse nuk ka shpërthyer.
Буча pic.twitter.com/8kwqnaoRr3
— M:ara (@gt_lozt) February 25, 2022
Zyrtarët ukrainas njoftuan më herët sot se forcat ruse janë futur në kryeqytet dhe u kërkuan banorëve të mos dalin nga shtëpitë. Trupat ruse janë të pozicionuara në pjesën veriore të kryeqytetit. g.v/abcnews.al