Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka rritur presionin për vendosjen e sanksioneve më të ashpra ekonomike ndaj Moskës. Udhëheqësi laburist, Keir Starmer, ishte ndër të shumtët që bëri thirrje që Moska të përjashtohet nga Swift – rrjeti kryesor ndërkombëtar i pagesave në botë me qëllim që të godasë tregtinë ruse dhe kompanitë e saj.
Çfarë është Swift?
Swift (Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar ) është sistemi më i sigurt i mesazheve që bankat përdorin për të kryer pagesa të shpejta dhe të sigurta ndërkufitare, duke lejuar që tregtia ndërkombëtare të vazhdojë pa probleme.
Në vitin 2020, rreth 38 milionë transaksione dërgoheshin çdo ditë përmes platformës Swift, duke lehtësuar marrëveshjet me vlerë prej triliona dollarësh.
Kush e udhëheq Swift?
Swift, i themeluar në vitet 1970, është një kooperativë e mijëra institucioneve anëtare që përdorin shërbimin. Me qendër në Belgjikë, ajo mban një qëndrim neutral përsa i përket mosmarrëveshjeve tregtare, duke vepruar kryesisht thjesht si një shërbim për anëtarët e saj.
Pse përjashtimi i Rusisë nga Swift do të kishte pasoja serioze?
Boris Johnson tha se përjashtimi i Rusisë nga Swift do të dëmtonte ekonominë rus. Transaksionet e zakonshme do të duhej të kryheshin ndërmjet bankave, ose përmes sistemeve rivale të reja, duke shtuar kostot dhe duke shkaktuar vonesa, raporton abcnews.al
Pse SHBA-ja heziton të përjashtojë Rusinë nga Swift?
Një nga arsyet është se ndikimi në bizneset ruse mund të mos jetë aq serioz. Kreu i një banke të madhe ruse, VTB, tha se ai mund të përdorë sisteme të tjera për pagesa, të tilla si telefonat, aplikacionet e mesazheve ose emailet.
Bankat ruse gjithashtu mund të bëjë pagesat nëpërmjet vendeve që nuk kanë vendosur sanksione, si Kina, e cila ka krijuar sistemin e saj të pagesave për të rivalizuar Swift. Ndalimi i përdorimit të Swift nga Rusia mund të përshpejtojë përdorimin e sistemit rival të Kinës Cips.
Ekziston gjithashtu frika se mund të dëmtojë dollarin amerikan si monedhë rezervë globale dhe të rrisë përdorimin e monedhave alternativave të tilla si kriptovalutat.
A do të dëmtonte një vendim i tillë vendet e tjera?
Administrata e Biden është gjithashtu e shqetësuar se përjashtimi i Rusisë nga programi i pagesave mund të dëmtojë aleatët e saj po aq sa firmat ruse. Rusia është një importues i madh i mallrave të prodhuara nga jashtë, veçanërisht nga Holanda dhe Gjermania, raporton abcnews.al
Rusia është furnizuesi kryesor i naftës së papërpunuar, gazit natyror dhe lëndëve djegëse të ngurta fosile, dhe vendet europiane mund ta kenë më të vështirë të gjejnë furnizues të tjerë.
A mund të vendosë Swift sanksione ekonomike?
Në të kaluarën, Swift i ka rezistuar thirrjeve për të vendosur saksione ndaj vendeve të caktuara, duke e cilësuar veten si neutrale. Por në vitin 2012, Bashkimi Europian e ndaloi Swift-in t’u shërbente firmave dhe individëve iranianë që ishin sanksionuar në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.
Një zëdhënës i Swift nuk iu përgjigj komenteve se si organizata do t’i përgjigjej sanksioneve të SHBA-së.
/abcnews.al