Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka vendosur pak më parë që të dërgojë edhe 7 000 trupa të tjera në Europë pas sulmit rus ndaj Ukrainës.
Gazetari Steve Herman, shef i redaksisë së lajmeve ndërkombëtare në VOA shkruan se vendimi është marrë nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austrin pas përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në kontinentin e vjetër.
“At the direction of the President, Secretary of Defense Austin has ordered the deployment to Europe of approximately 7,000 additional service members,” says a senior @DeptofDefense official.
— Steve Herman (@W7VOA) February 24, 2022
Presidenti Biden mbajti një konferencë për shtyp pak më parë duke shpalosur sanksione të tjera ndaj Rusisë dhe ekonomisë ruse pasi Putini urdhëroi rikthimin e luftës në Europë.
Lexoe dhe: Rusia bën veprimin e papritur ndaj Ukrainës
Ndërkohë theksoi se SHBA do të mbrojë çdo pëllëmbë të NATO-s, por nuk do të vendoset në Ukrainë, duke thënë se forcat amerikane “nuk janë dhe nuk do të përfshihen” në konfliktin me Rusinë në Ukrainë, raporton abcnews.al.
“At the direction of the President, Secretary of Defense Austin has ordered the deployment to Europe of approximately 7,000 additional service members,” says a senior @DeptofDefense official.
— Steve Herman (@W7VOA) February 24, 2022
Forcat tona nuk do të shkojnë në Evropë për të luftuar në Ukrainë, por për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s dhe për të qetësuar ata aleatë në lindje”, thotë ai. “Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të fuqisë amerikane”, tha Biden.
Ndiq LIVE zhvillimet më të fundit mbi luftën në Ukrainë
Më herët, Moska tha se ishte e gatshme të negocionte kushtet e dorëzimit me Kievin në lidhje me ofensivën ushtarake ruse që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë, sipas sekretairt të shtypit të Kremlinit Dmitry Peskov.
Rusia ka hapur disa fronte lufte kundrejt Ukrainës duke u futur përmes Belgorodit, Krimesë, Donjeckut dhe kufirit me Bjellorusinë. Qëllimi është marrja e Kievit dhe përmbysja e qeverisë aktuale sipas mediave perëndimore.
Ndërkohë, raportohet se ushtria ruse ka marrë sëfundmi kontrollin mbi centralin e Çernobilit sipas zyrtarëve ukrainas. Këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak i tha mediave se tashmë zona ekskluzive e Çernobilit ku ndodhi tragjedia e madhe në 1986 është nën kontrollin e rusëve.
Më herët, Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se bota do të përballej me rrezikun e një tjetër tragjedie nëse centrali i Çernobilit do të merrej nga rusët.
Këtë central ndodhen katër reaktorë, ku njëri prej tyre shpërtheu në prill 1986 duke shkaktuar katastrofën më të madhe atomike në botë duke shpëendarë material radioaktiv në një pjesë të madhe të Europës. /abcnews.al