Kryedemokrati Lulzim Basha në replikën e tij me ministrin e Drejtësisë ka theksuar se puna e Komisionit Hetimor tregoi para publikut aferën korruptive më të madhe të 30 viteve.
Basha ndër të tjera ka ritheksuar se është për të ardhur keq sesi personi që duhet të ishte para drejtësisë është sot mbi drejtësinë.
Kreu i PD-së ndër të tjera ka thënë se SPAK në të gjithë këtë rrugëtim ka përkrahjen e opoztës dhe aleatëve të saj për ti shkuar deri në fund kësaj afere korruptive.
“Që e gjithë kjo drejtësi po bëhet për drejtësi nuk ka dyshim, por parafolësi që foli për këtë duhet të ishte para drejtësisë për dosjen 174. Po r askush nuk ka dyshim për vjedhjen më të madhe të ndodhur në 30 vite dhe këto fakte nuk janë denoncime të para dhe 7 viteve të opozitës por janë fakte të zbuluara nga komisioni hetimor parlamentar, që u bllokua nga Edi Rama dhe u zbllokua nga PD dhe nga aleatët tanë. Paradoksi i dikujt që duhet të ishte para drejtësisë dhe është mbi drejtësinë do të zgjasë dhe pak por qëndrimi ynë është i qartë. Opozita do ti japë përkrahjen e pakufishme SPAK në këtë rrugëtim’, është shprehur Basha./abcnews.al