21 javë kampionat në Abissnet Superiore dhe javë pas jave në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport publikohet formacioni më i mirë, me lojtarët që kanë indexin më të lartë të vlerësimit nga fillimi e deri më tani.
Formacioni më i mirë deri në javën e 21-të ka pësuar disa ndryshime, kryesisht në mbrojtje dhe një në mesfushë.
Kështu nga krahët e prapavijës janë rikthyer Albion Marku dhe Ilir Allmuça, që kanë marrë vendet e Erdenis Gurishtës dhe Edison Ndrecës. Në qendër Fallou Diagne i Vllaznisë përfshihet mes më të mirëve dhe ai që del është Bruno Lulaj.
Në mesfushë Latifi e Basa janë të paprekshëm prej javësh, kurse në qendër Julian Shehu ka zënë vend pas largimit të Regi Lushkjes. Këtë javë vendin e Gjelbrim Taipit e ka marrë Enur Totre i Tiranës, kurse në sulm nuk lëvizin Guindo e Seferi. / abcnews.al