Studimi: Punët e shtëpisë reduktojnë rrezikun kardiovaskular te gratë

schedule19:27 - 23 Shkurt, 2022

schedule 19:27 - 23 Shkurt, 2022

Sipas një studimi të ri shkencor amerikan, femrat mbi 60 vjeç që bëjnë punët e shtëpisë kanë një rrezik të reduktuar ndjeshëm nga sëmundjet kardiovaskulare. Studiuesit hulumtuan 5,416 gra të moshës 63 deri në 97 vjeç, të cilat nuk kishin probleme me zemrën.

Pjesëmarrësit mbanin një pajisje për të regjistruar lëvizjet e tyre. Gjatë studimit, 616 gra u diagnostikuan me sëmundje kardiovaskulare, 268 me sëmundje koronare të zemrës, 253 pësuan goditje në tru dhe 331 vdiqën për shkaqe kardiovaskulare.

U zbulua se, krahasuar me ata që i kushtonin më pak se dy orë në ditë punëve të shtëpisë, ata që kalonin të paktën katër orë kishin një rrezik 43% më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, 43% rrezik më të ulët të sëmundjeve koronare të zemrës, 30% rrezik më i ulët për goditje në tru dhe – më e rëndësishmja – 62% rrezik më i ulët i vdekjes nga etiologjia kardiovaskulare.

“Studimi tregon se të gjitha aktivitetet motorike janë të rëndësishme për të parandaluar sëmundjen. Shpenzimi i më shumë kohë në aktivitetet e përditshme rezulton në një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare,” tha studiuesi Steve Nguyen. /abcnews.al