Konjufca i ashpër me deputetët: S’ka më tolerancë për të papërgjegjshmit

schedule13:23 - 23 Shkurt, 2022

schedule 13:23 - 23 Shkurt, 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është treguar i ashpër me deputetët në seancën e sotme plenare.

Pritja rreth 20 minuta e deputetëve për ta nisur seancën ka acaruar kryeparlamentarin, i cili i ka quajtur të papërgjegjshëm disa prej të zgjedhurve të popullit dhe tha se s’do të ketë tolerancë më ndaj tyre.

“Ata të papërgjegjshmit i pritëm boll. Kështu që s’ka më tolerancë për ata që nuk e dinë për çfarë e kanë bërë betimin dhe për çka janë deputetë të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca./Express

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!