Putin, i gatshëm për zgjidhje diplomatike por interesat e Rusisë të panegociueshme

schedule09:33 - 23 Shkurt, 2022

schedule 09:33 - 23 Shkurt, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Moska është e gatshme të kërkojë “zgjidhje diplomatike” për Ukrainën, por theksoi se interesat e vendit janë të panegociueshme. Në një fjalim të mërkurën në mëngjes për të shënuar Ditën e Mbrojtësit të Atdheut, një festë publike në Rusi, Putin tha:

Vendi ynë është gjithmonë i hapur për dialog të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm, për kërkimin e zgjidhjeve diplomatike për problemet e ndryshme.” Interesat e Rusisë, siguria e qytetarëve tanë, janë të panegociueshme për ne”.

Putin uroi ushtarët e vendit, vlerësoi gatishmërinë luftarake të ushtrisë ruse dhe tha se ishte i sigurt për “profesionalizmin” e ushtrisë dhe se ata do të mbrojnë interesat kombëtare të vendit.

Fjalimi i tij vjen pas miratimit unanim të Rusisë për të vendosur “paqeruajtës” në dy republikat e vetëshpallura në Luhansk dhe Donetsk, të njohura tani nga Moska si të pavarura.

Putin tha se Rusia do të vazhdojë zhvillimin e armëve.

Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë sisteme të avancuara të armëve dhe do të zgjerojmë përdorimin e teknologjive të avancuara digjitale dhe elementeve të inteligjencës artificiale.

Këto janë armët e së ardhmes, të cilat rrisin ndjeshëm potencialin luftarak të forcave tona të armatosura”.

/abcnews.al