Arbër Hajdari ironizon Donaldin për nismën e bamirësisë?

schedule21:55 - 22 Shkurt, 2022

schedule 21:55 - 22 Shkurt, 2022

Pasi nuk fitoi Big Brother VIP, Donald Veshaj deklaroi se do të ndërtonte shtëpi për njerëzit në nevojë me para nga xhepi i tij. Aktori tha se katër shtëpitë, dy në Shqipëri dhe dy në Kosovë, do të ndërtohen si një shenjë mirënjohjeje për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit brenda shtëpisë së famshme.

Mirëpo, mbrëmjen e sotme në Post Big Brother VIP, Arbër Hajdari u duk sikur thumboi nismën e aktorit të humorit duke thënë se do të ishte më mirë që këto nisma mos të bëhen publike. Megjithëse nuk përmendi emrin konkret, ai la të nënkuptojë se me këtë koment e ka me aktorin e humorit.

“Është gjë pozitive që bëjnë bamirësi. Ishalla Zoti ja shton garën për të bërë veprat e mira. E mira është që bamirësia mos të bëhet me zë shumë të madh, sidomos për figurat publike. Gjithmonë kam dashur që t’ja kishin shkruar në kontratë e t’i qëndronin fjalëve të tyre.

Ka dy lloj bamirësish, ato që bëhen publike e ato që nuk bëhen. Do të doja shumë që të gjithë faktorët që marrin përsipër për të bërë shtëpi e për të bërë projekte humanitare dhe të shkojnë fizikisht aty.”, është shprehur Hajdari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!