ABC në komunitetin e shqiptarëve në Ukrainë: Nëse ka luftë, do t’i dalim në ballë

schedule21:10 - 22 Shkurt, 2022

schedule 21:10 - 22 Shkurt, 2022

Orët e fundit janë rritur tensionet në Ukrainë. Gazetarja e ABC Linda Karadaku ka shkuar në Odesa, aty ku ndodhet komuniteti më i madh shqiptar në Ukrainë.

Në Odesa janë disa fshatra shqiptare, janë rreth 3000 shqiptarë në Odesa. Unë kam folur me kryetarin e  shoqatës rilindja. Kemi folur për gjendjen në Ukrainë dhe më tha se nëse do të ketë luftë do shkojnë të luftojnë për të mbrojtur këtë vend ku janë qytetarë besnik të Ukrainës”, tha Karadaku.

Lexo edhe: INTERVISTA/ “Putin i çmendur”, rreshteri i ushtrisë ukrainase për ABC: Jam gati t’i përgjigjem me luftë Rusisë, si në 2014

Karadaku thotë se Odesa është një zonë me rëndësi strategjike, për Putin, duke e lidhur këtë me historinë.

Për Putin dhe njerëz si Putin është zonë historike për Rusinë. Dua t’ju rikujtoj një nga 2 filmat më të famshëm është Potemkin dhe është xhiruar në Odesa. Odesa është vendi i tretë me rrezikshmëri të lartë. Një nga gjërat që është problem nuk është si të hysh në Ukrainë por si të dalësh. Në rast të shpërthimi të një lufte do të ketë një krizë refugjatësh”, tha Karadaku.

Ajo po ashtu tha se shqiptarët në Ukrainë në rast të luftës presin mbështetje nga presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Kam folur këtu me shqiptarë, të cilët janë shqiptarë prej etnie, por janë qytetarë ukrainas, i pyeta pikërisht, I thash okej por është federate ruse bëhet fjalë për një ushtri shumë të madhe, e di si më thanë, Bideni dhe Johnson, ne presim nga këta të dy, nuk besojmë shumë nga pjesa tjetër e Evropës. Presin shumë nga Perëndimi, jo vetëm mbështetje diplomatike, por edhe mbështetje në armatime. Këtu nuk vuajnë për ushtarë. Ushtria ukrainase mund të ketë rreth gjysmë milionë ushtarë të përgatitur, për t’i quar në front, ndërkohë që edhe popullsia nga 18 vjeç, mund të shkojë deri në 2 milionë njerëz. Ajo që kërkohet nga perëndimi është sanksione që vërtet i shkaktojnë dhimbje Rusisë”, tha Karadaku.

Rusia ka rritur aksionin për pushtimin e Ukrainës. Pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për trupat ruse në dy rajone separatiste pro-Moskë në Ukrainën lindore, Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë.

Biden njoftoi anksione të rënda financiare ndaj bankave ruse, oligarkëve rusë dhe familjarëve të tyre, duke deklaruar se Moska ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën.

Sanksionet përfshijnë jo vetëm bankat ruse, por edhe borxhin sovran të Rusisë. Sanksionet do të zbatohen ndaj bankës VEB dhe ndaj Promsvyazbank, e cila shërben si banka e ushtrisë ruse dhe kryen transaksionet në fushën e mbrojtjes. Nga dita e mërkurë, sanksionet do të fillojnë edhe ndaj elitave ruse dhe familjarëve të tyre. Presidenti Biden tha se një goditje e tillë ndaj borxhit sovran të Rusisë, do të thotë se praktikisht Rusisë do t’i ndërpritet financimi perëndimor.

/abcnews.al