Hidhet nga çatia e fermës së kanabisit dhe thyen këmbën për të shpëtuar, kapet i riu shqiptar në Britani

schedule20:48 - 22 Shkurt, 2022

schedule 20:48 - 22 Shkurt, 2022

Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Mediat e huaja bëjnë me dije se i arrestuari është Bledar Simaku i cili është gjetur brenda  në një nga fermat e ngritura në Bradford të Anglisë, ku autoritetet  bastisën një sallë që më parë kishte funksionuar si bilardo, duke zbuluar edhe fermën e kanabisit.

I riu shqiptar për të shpëtuar policisë u ngjit në çatin ëe fermës dhe u hodh nga lartësia duke thyer këmbëm dhe ashtu ai sërish u përpoq që të ikte policisë përmes qendrës së qytetit Bradford, por u gjurmua nga kamerat e sigurisë.

Ndër të tjera mësohet se ferma e kanabisit përfshinte pajisje të tilla si llambat e ngrohjes dhe sistemin e ujitjes, shkruajnë mediat britanike. Sipas prokurorisë së këtij qyteti, gjurmët e gishtave të Simakut u gjetën në fermën e kanabisit ku po rriteshin 500 deri në 600 rrënjë të kësaj lënde narkotike.

I riu shqiptar i arrestuar kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ndërsa iu gjet edhe karta e identitetit shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!