Renato Sanchez e mendon kalimin te Milani. Mesfushori i Lille, sipas mediave në Itali, ka dhënë “OK” që të nisin bisedimet për transferimin te kuqezinjtë.
Menaxheri i tij është Jorge Mendes, i cili me Milanin po bisedon edhe për rinovimin e Rafael Leao.
Klubi italian do tentojë të arrijë një marrëveshje me Lille mbi bazën e 18 ose 20 milionë eurove.
Sanchez shikohet si zëvendësuesi i Franck Kessie, i cili nuk ka pranuar të rinovojë kontratën dhe do të largohet me parametra zero. / abcnews.al