Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmet e fundit që po qarkullojnë në media, se marrëdhënia e saj me Donaldin ka pësuar një krisje.
Dyshimet u ngritën mbrëmjen e djeshme, kur ajo dhe aktori nuk u takuan fare, edhe kanë qendruar në tavolina të ndara. Këngëtarja me vëllain, Albanin, ndërsa Donaldi ishte me Romeon dhe miqtë e tij.
Një detaj tjetër që zgjoi dyshimet është edhe veprimi i Albanit, i cili i kishte hequr “follow” në Instagram Donaldit.
Pak minuta më parë, Trixa ka postuar një selfie të saj, përmbi të cilën shkruan: “Morning o yjeeee!! Si fjetet?”, duke vazhduar kështu edhe përshëndetjet që nisën për të.
“Histori false. Ja ku jemi, e rregullova”, ka shkruar këngëtarja në story-n tjetër, duke lënë të kuptohet se thashethemet janë të vërteta. Megjithatë, ende është i paqartë reagimi i saj. Presim një reagim tashmë edhe nga ana e Donaldit./abcnews.al