Ambasadori rus ka folur dhe ka argumentuar nevojën për të mbrojtur zonat separatiste të Ukrainës të mbështetura nga Rusia nga ajo që ai e quajti agresion ukrainas. Vasily Nebenzya tha se “lejimi i një gjakderdhjeje të re në Donbas është diçka që ne nuk kemi ndërmend ta bëjmë”. Ukraina ka mohuar fuqimisht përshkallëzimin e tensioneve të dhunshme.
Javën e kaluar, Orla Guerin e “BBC-së’ foli me ushtarët ukrainas në vijën e frontit në Novotroitske, të cilët thanë se kishin urdhër të mos kthenin zjarr përveç në raste të jashtëzakonshme pasi Rusia “po kërkon ndonjë justifikim për të pushtuar”. Ambasadori rus i tha këshillit të sigurisë se mbetet i hapur ndaj diplomacisë dhe këmbënguli se Ukraina është ende e detyruar nga marrëveshja e Minskut.
Ajo marrëveshje përcaktonte hapat e projektuar për t’i dhënë fund konfliktit tetë-vjeçar në lindje të Ukrainës dhe për të zgjidhur statusin e zonave të shkëputura raporton “BBC”. Më herët, ambasadori amerikan akuzoi Moskën se e kishte grisur atë. SHBA beson se Rusia po përpiqet të prodhojë një pretekst për të pushtuar Ukrainën, potencialisht mbi bazën e mbrojtjes së rusëve etnikë në vend. /abcnews.al