Nuk është kurrë vonë për të3 pasur një gjyq për të shkuarën. Kështu shprehet analisti Agim Baçi në studion e ABC Live, teksa një ditë më parë u përkujtua rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha.
“Busti ra, por djallëzorja mbeti”, e cilëson Baçi këtë ditë, në një shkrim të gjatë të botuar në abcnews.al. Duke e argumentuar, analisti thotë Shqipëria është vendi i vetëm ish-komunist që nuk ka as të penduar dhe as falës. Sipas tij është shumë e rëndësishme që të dënohen krimet e komunizmit.
“Ne jemi ndoshta ndër të vetme vendet ish komuniste që nuk kemi as të penduar, as falës. Nuk guxuam. Kjo është një pasojë që unë e quaj djallëzorja mbeti.
Një shoqëri që nuk guxon të thotë të vërtetën për të shkuarën e vet rrezikon të gabojë sërish.
Jam i shqetësuar nëse fëmijëve nuk u tregojmë të vërtetën, nuk mund të kemi moralin tu themi të bëhen të mirë për këtë vend. e shkuara jonë ka mbetur në errësirë. Ne nuk arritëm të kemi jo vetëm një gjyq për komunizmin. Trashëguam njeriun e ri por që mbarti atë ideologji edhe pas viteve ’90.
Kam qenë gjithnjë mbështetës i idesë për të pasur një gjyq për të shkuarën. Nuk është kurrë vonë”, tha Baçi. g.v/abcnews.al