Ndryshimet në ligjin për pronarët përfitues ku parashikohet disafishim i gjobave për ato subjekte që nuk respektojnë afatin e regjistrimit. Ndryshimet në ligj janë publikuar në fletoren zyrtare dhe parashikojnë gjoba që arrijnë në 600 mijë lekë nëse subjektet e sapokrijuara nuk bëjnë regjistrimin e pronarëve edhe pas 40 ditëve të afatit që iu është lënë.
Subjektet që nuk deklarojnë në kohë të dhënat për aksionerët rrezikojnë gjoba të majme. Ndryshimet në ligjin për pronarët përfitues janë botuar në fletoren zyrtare dhe parashikojnë gjobë që varion nga 50 mijë për rastet e mosrespektimit të afateve deri në 600 mijë lekë kur autoritetet konstatojnë se ato bëhen me qëllim për të fshehur të dhëna të rëndësishme mbi burimet financiare të pronarëve apo aksionerëve të tyre. Këto gjoba do të vendosen nga Titullari i Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe do mund të ankimohen në gjykatën administrative.
Në draftin e parë këto gjoba kanë qenë disa herë më të vogla por për shkak të mos reagimit të bizneseve qeveria ka përshkallëzuar penalitet.
Për tu dhënë më tepër kohë bizneseve u vendos që të shtyhet afati për regjistrimin e aksionerëve deri në 1 prill të këtij viti ndërkohë që sipas të dhënave , vetëm 1/3 e subjekteve kanë raportuar në regjistrin e pronarëve përfitues.
Sipas të dhënave rezulton se detyrimin për regjistrimin e pronarëve dhe aksionerëve e kanë mbi 60 mijë subjekte dhe deri më tani nuk e kanë përmbushur as gjysma.
Ky ligj është hartuar si një kërkesë e i Moneyval, duke u vlerësuar si një masë kundër pastrimit të parave dhe me qëllim zbardhjen e pronarëve të vërtetë të kompanive. /abcnews.al/