Djali mbyt nënën  84 vjeçare në Korçë më pas njoftoi vëllain

schedule12:25 - 4 Mars, 2019

schedule 12:25 - 4 Mars, 2019

Një 84-vjeçar në Korçë ka mbytur nënën e tij në banesën ku jetonin prej vitesh. Të afërmit tregojnë se autori ishte në gjendje të dehur, por ai ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj të moshuarës.

Një 84 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës. Sipas policisë e moshuara është mbytur nga i biri.

Në fillim ka patur një debat mes Nazime dhe Nesim Demollarit. Ky i fundit në gjendje të dehur ka mbytur me duar nënën e tij e cila ishte e sëmurë.

Më pas një fqinj ka njoftuar menjëherë policinë për ngjarjen e rëndë.

Kunata e viktimës: “Unë sot erdha ta shikoja, e shikoj në krevat të shtrirë. I thashë Nazime çfarë ke, je sëmurë? Sëmurë jam më tha. Edhe desha ti jepja çik kos, e ngrita ta ushqeja dhe më tha më lër se jam sëmurë, e shtriva në krevat. Vjen ky që jashtë. I dehur tapë ishte. Ai duhet varur”.

Të afërmit thonë se 64 vjeçari ushtronte dhune të vazhdueshme ndaj të moshuarës. Pas vrasjes autori ka telefonuar të vëllanë dhe i ka thënë dërgo njerëz se unë vrava nënën. Nesim Demollari është arrestuar në flagrance nga policia. Viktima dhe i biri jetonin në të njëjtën banesë.

64 vjeçari para disa vitesh ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe njihej si person i alkoolizuar. /abcnews.al