Pas mbarimit të “Big Brother VIP”, Donald Veshaj i është rikthyer jetës normale. Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë në një klub bashkë me vëllain, Romeon dhe disa miq. Të pranishëm ishin gjithashtu disa ish konkurrentë të shtëpisë së famshme ndërsa u vu re mungesa e Beatrix Ramosaj.
Pavarësisht kësaj, aktori i humorit është kujdesur që ta kujtojë atë para të gjithëve. Në një moment, Donaldi ngjitet në skenë teksa po performonte Romeo dhe Elgit Doda. Performanca e tyre mbyllet me këngën “Nën një portokalle”.
Kjo është parë si një dedikim për këngëtaren pasi ata janë puthur për herë të parë në shtëpinë e famshme me këtë këngë në sfond. Duke u argëtuar ishte gjithashtu dhe Einxhel Shkira e cila qëndroi pranë Dagz dhe miqve të saj.
View this post on Instagram
/abcnews.al