Sulmuesi i PSG-së, Neymar në një intervistë të dhënë për mediat braziliane është shprehur shumë i shqetësuar për kombëtaren e Brazilit.
Sipas brazilianit, gjenerata e re në futboll nuk po interesohet fare për kombëtaren për të arritur rezultate pozitive.
“Ditëve të sotme ‘Selecao’ është distancuar shumë nga tifozët. Nuk e di se si ndodhi kjo, por për lojërat tona sot flitet shumë pak. Është keq të jetohet në këtë gjeneratë ku kombëtarja e Brazilit nuk duket e rëndësishme kur ka ndeshje”, ka theksuar Neymar. /f.a/abcnews.al