Frenke De Jong nuk e ka pritur mirë largimin e Leo Messit nga Barcelona. Mesfushori holandez u trondit, pasi ishte i bindur që do të qëndronte edhe pse kishte shumë lajme për mundësinë e largimit.
“Messi ishte lojtari që na përfaqësonte të gjithëve dhe ishte imazh për Barcelonën dhe kur u largua, pas gjithë asaj që kishte bërë për klubin ishte një goditje e rëndë. Ende na mungon Messi, pasi nëse dikush me prestigjin e tij nuk është më, atëherë situatat ndryshojnë.
Si e mësova se do të largohej nga Barça? Po prisja vëllain dhe babain në aeroport dhe më vjen një mesazh që Messi do të largohet nga klubi. Në fillim nuk e besova, por me kalimin e minutave më erdhën shumë indicie se gjithçka ishte e vërtetë.
Është e pamundur ta besosh, edhe pse kishte shumë zëra gjatë të gjithë merkatos. Unë nuk i mora kurrë seriozisht. Kur largimi i tij u kthye në fakt, unë isha i tronditur”, u shpreh De Jong. / abcnews.al