Në një deklaratë sot, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se i kishte dërguar një letër ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov për të gjetur një rrugë të përbashkët për të shmangur konfliktin në Ukrainë duke paralajmëruar gjithashtu Moskën rreth shqetësimeve të sigurisë.
Stoltenberg tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se nuk kishte prova që Rusia po tërhiqej nga Ukraina, pavarësisht pretendimeve të Moskës këtë javë se kishte filluar tërheqjen e trupave të saj.
“I kam bërë thirrje Rusisë dhe të gjithë aleatëve të NATO-s që të takohen në kuadër të Këshillit NATO-Rusi”, tha Stoltenberg. “Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar sepse trupat ushtarakë janë ende në kufi. “Dhe ne kurrë nuk kemi parë në Europë, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, një përqendrim kaq të madh të trupave”, shtoi ai.
Stoltenberg tha gjithashtu se Moska po kërkonte disa garanci që e di shumë mirë NATO nuk mund t’i përmbushë kurrë. Rusia ka vendosur mijëra trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën, duke mohuar akuzat se po bëhet gati të pushtojë vendin.
Presidenti Vladimir Putin, nga ana tjetër po kërkon garanci për sigurinë, duke përfshirë faktin që Ukraina të mos anëtarësohet kurrë në NATO. Megjithatë, Aleanca është përgjigjur se, sipas kushteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, çdo komb është i lirë të bëjë zgjedhjet e veta.
/abcnews.al