Petrit Vasili thotë se Reforma në Drejtësi nuk dha rezultatet, për të cilat u realizua pasi tashmë Sistemi i Drejtësisë është tërësisht i kapur. Ne, tha Vasili në Abc Live, më parë kishim një drejtësi që ndikohej nga nuancat politike, ndërsa tani është tërësisht e kapur.
Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Presidentin, Vasili tha se nuk ishte aspak surprizë, pas çështja ndaj Metës nuk ekzistonte.
“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qytetarët thanë ‘shyqyr që nuk paska qënë shumë e kapur gjykata’, ndërkohë që ne bëm Reformën në Drejtësi që ta shpëtonim tërësisht Sistemin e Drejtësisë nga politika dhe nga kapja.
Kur akuzonim drejtësinë e vjetër, e bënim sepse kishte nuanca politike dhe jo të kapur dhe bëm Reformën që të ishte drejtësia e pakapur, kurse tani kënaqën dhe thonë nuk qënka dhe aq e kapur Gjykata Kushtetuese”, tha Vasili.
Sipas tij, janë 16 skandale të mëdha në vend krahas inceneratorëve që nuk po flitet ende sa duhet publikisht.
“Janë 16 çështje të mëdha që nuk janë folur ende. Keni ju ndonjë lajm se kush do jetë përgjegjësi për Bechettin? Ish-ministri i Brendshëm është në burg tani apo jo?
Por, ai që e denoncoi është në ekzil dhe nuk kthehet më. Emiljano Nuhu është në mërgim por ato që foli dolën të gjitha. Doli gjthçka që ishte manipuluar për Klodian rRshën dhe sërish nuk ka përgjegjës.
As për Teatrin s’ka përgjegjës. Nuk ka përgjegjës për krimin e Elbasanit, për të cilin Presidenti i Republikës e shpëtoi 25 prillin nga të qënit një ditë e përgjakshme”, tha ai.
I pyetur për zgjedhjet e 6 marsit, Vasili tha se tani shqiptarët po kuptojnë se kush është çfarë dhe me kë.
“Misioni kryesor në 6 mars për koalicionin tonë është që të tregojmë se kush është përballë aleancës Rama-Basha.
Më në fund shqiptarët do ta shohin realisht se kush është me kë. Çdo shqipatr që ndjehet i vjedhur ka vendin e tij në këtë front”, tha Vasili.
LSI është në koalicionin “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit duke qenë “firma” që regjistroi kandidatët e mbështetur nga Berisha në zgjedhje. /abcnews.al