Arbana Osmani ka dhënë për herë të parë një lajm shumë të bukur për jetën e saj. Sapo ka nisur finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe moderatorja e ka cilësuar këtë emision si më të bukurin e jetës së saj, pasi është shtatzënë.
“Ndoshta ju nuk e dini, po kjo është hera e parë që e them. ‘Big Brother VIP’ këtë vit e kemi prezantuar dy veta”, u shpreh Arbana, ndërkohë të gjithë duartrokitën të gëzuar.
Kujtojmë që në finale janë Iliri, Beniada, Donaldi dhe Einxhel, ku njëri prej tyre do të marrë çmimin e parë./abcnews.al