Derimë tani 11 persona vijojnë që të jenë të zhdukur pas marrjes flakë të tragetit të e pasagjerëve “Euroferry Olympia” e cila u shkrumbua mëngjesin e kësaj të premte në zonën detare në verilindje të ishullit Ereikousa , në veri të Korfuzit , gjatë itinerarit të planifikuar nga Igumenica në Brindisi.
Mediat e huaja bëjnë me dije se rojet bregdetare kanë bërë me dije se 278 persona, anëtarë të ekuipazhit dhe pasagjerë janë shpëtuar.
Ndërkohë disa nga personat që ndodheshin në anije kanë përshkruar fat që kanë arritur të shpëtonin.
“Gjithçka filloi nga garazhi i anijes rreth orës 4:30, ne u trembëm. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë, por nuk e di se çfarë po ndodh në garazh, edhe nëse kishte shoferë në atë kohë”, ka thënë një pasagjer.
Një tjetër dëshmitar thekson se ekuipazhi ishte i trajnuar mirë dhe se kanë reaguar menjëherë në lidhje me këtë situatë të frikshme.
“Nëse ekuipazhi nuk do të kishte reaguar menjëherë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, ndoshta zjarri na kishte zënë. Flakët filluan të dilnin nga kuvertët e jashtëm pasi ne u larguam nga anija, filluam që të dëgjonim shpërthime që logjikisht vinin nga gomat e kamionit. Ekuipazhi ishte i organizuar dhe i trajnuar, e kuptova”, ka thënë një tjetër.
Kush ishte në atë anije ka përjetuar shumë mankth./abcnews.al