Pavarësisht shpresave të mëdha, askush nuk ka kërkuar të blejë aksione nga presidenti i Tiranës, Refik Halili. Numri 1 i klubit deklaroi se është ende në pritje.
Dhjetorin e kaluar dha një lajm të madh. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, deklaroi se do të kishte zhvillime të reja në klub, dhe se gjendja financiare e bardhebluve do të ishte shumë më e mirë.
Gjithsesi, pas përfundimit të derbit të fundit, numri 1 i kryeqytetasve nuk është se krijoi shumë entuziazëm me fjalët e tij.
Duket se të interesuarit për të cilët fliste presidenti në dhjetor nuk e kanë hedhur hapin, dhe mund të hamendësohet se kanë ndërruar mendje ose nuk kanë qenë të kënaqur me kushtet e bashkëpunimit.
Njëri prej të interesuarve foli që në atë kohë për ABC News-in, dhe pikërisht ish-aksioneri Morina. Morina mësohet se e ka bërë kërkesën zyrtare në Bashki për 34 për qind të aksioneve.
Pas rreth 5 muajsh në kërkim, Ervin Mata u vetëdorëzua në policinë e Tiranës për të sqaruar pozicionin e tij, lidhur me masakrën e ish-bllokut. Mata theksoi para oficerëve të policisë se nuk ka qenë ai personi që ka qëlluar dhe por, u largua nga frika sapo u dëgjuan të shtënat me armë zjarri.