Le të fillojmë me supozimin se është krejtësisht normale që të ketë ndryshime në disponimin tonë erotik. Ato ndodhin pavarësisht nëse jemi në një lidhje apo jo dhe zakonisht ka një shpjegim.
Qëllimi është të gjejmë rrënjën e libidos së ulët në mënyrë që të bëjmë diçka për të. Mungesa e gjumit, për shembull, mund të shkaktojë probleme të tjera, ndaj është mirë të dimë se çfarë po e shkakton ndryshimin e humorit tonë për seks. Shkaqet mund të jenë fizike, psikologjike ose të dyja. Në çdo rast ka zgjidhje, përderisa duam të rizbulojmë gatishmërinë tonë për seks. Të mos harrojmë se jo të gjithë kanë të njëjtat nevoja.
Shumë stres
Kur trupi hyn në gjendjen e luftimit ose ikjes dhe gjithçka që dëshiron është të largojë stresin, seksi vjen i dyti. Është diçka që ne të gjithë e përjetojmë në faza të ndryshme të jetës sonë, është e nevojshme vetëm të flasim me ekspertë kur funksionaliteti ynë preket.
Nuk flini mjaftueshëm
Mungesa e gjumit na ndikon në nivele të ndryshme të jetës së përditshme. Libido është një prej tyre. Përpiquni të bëni një orar të qëndrueshëm gjumi, një rutinë para gjumit që do t’ju relaksojë dhe, për hir të Zotit, larg ekraneve dhe rrjeteve sociale para se të flini .
Nuk ndiheni rehat me trupin tuaj
Një çështje serioze që shumë femra e ndjekin dhe nuk e eliminojnë kur rriten. Pranimi i imazhit dhe vetes tonë është një pjesë e rëndësishme e seksualitetit dhe është për të ardhur keq që turpi apo vetëflagjelimi është një pengesë, sepse ne nuk i përmbushim standardet e bukurisë.
Hormonet dhe problemet shëndetësore
Trupi femëror është padyshim kompleks dhe hormonet gjatë ciklit, gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes janë vazhdimisht në rritje dhe rënie. Çështje të tjera të mundshme shëndetësore si dhe medikamente specifike mund të ndikojnë padyshim në oreksin për seks.
Trauma e së shkuarës
Ekziston mundësia që diçka traumatike t’ju ketë ndodhur në të kaluarën dhe të bllokojë epshin tuaj, qoftë seksualisht apo psikologjikisht. Këtu duhet të thelloheni, me ndihmën e një specialisti, për të përpunuar plagën dhe për të çliruar veten./abcnews.al