Biden bën pjesë të qeverisë personin e parë me gjini të pacaktuar

schedule16:52 - 17 Shkurt, 2022

schedule 16:52 - 17 Shkurt, 2022

Biden ka bërë pjesë të qeverisë së tij  personin e parë jo-binar.

*Personat jo-binarë, janë personat jashtë binarit gjinor, që nuk përcaktohen as meshkuj, as femra, por diçka në mes.

Bëhet fjalë për Sam Briton, ai do të jetë pjesë e departamentit të Mbetjeve të Energjisë Bërthamore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëpërmjet një postimi në Linkledin ai shkruan se beson se do të jetë personi i parë me gjini të pacaktuar  në udhëheqjen e Qeverisë Federale.

“Në këtë rol unë do të bëj atë që kam ëndërruar gjithmonë, duke marrë pjesë në përpjekjet për të adresuar sfidat e vendit të mbetjeve bërthamore,” u shpreh  Brinton.

“Do të bëj gjithçka që mundem për të sjellë ide  inovativ në këtë post qeveritar. Po, e di që nuk do të jetë e lehtë. Po, e kuptoj se kjo është një sfidë e madhe. Po, jam gati ta marr. Nuk mund ta kuptoni sa i emocionuar jam. Nervoz, por edhe kaq shumë i emocionuar.”/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!